Mediat iraniane: Zgjidhet lideri i ri Suprem që do të pasojë Ali Khamenein

Mediat iraniane: Zgjidhet lideri i ri Suprem që do të pasojë Ali Khamenein

Asambleja Iraniane e Ekspertëve arriti një marrëveshje për emrin e ri pas vrasjes së Ali Khameneit. Ajatollah Mohammad-Mahdi Mirbagheri tha se u ra dakord për një mendim vendimtar dhe unanim. “U bënë përpjekje të mëdha për të përcaktuar udhëheqësin dhe se u ra dakord për një mendim vendimtar dhe unanim”, u shpreh ai. “Kandidati më i përshtatshëm, i miratuar nga shumica e Asamblesë së Ekspertëve, është përcaktuar”, tha sot Mohsen Heydari, një anëtar i organit përzgjedhës, sipas agjencisë së lajmeve ISNA të Iranit.