Mediat iraniane: Zgjidhet lideri i ri Suprem që do të pasojë Ali Khamenein!
Asambleja Iraniane e Ekspertëve arriti një marrëveshje për emrin e ri pas vrasjes së Ali Khameneit. Ajatollah Mohammad-Mahdi Mirbagheri tha se “u bënë përpjekje të mëdha për të përcaktuar udhëheqësin” dhe se u ra dakord për “një mendim vendimtar dhe unanim”. “Kandidati më i përshtatshëm, i miratuar nga shumica e Asamblesë së Ekspertëve, është përcaktuar”, tha sot Mohsen Heydari, një anëtar i organit përzgjedhës, sipas agjencisë së lajmeve ISNA të Iranit. Emri ende po mbahet sekret.
Burimi:
javanews.al