Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

Bordi editorial i Iran International ka vlerësuar se të paktën 12,000 njerëz u vranë në shtypjen e dhunshme të protestave në Iran, të cilat sipas medias në fjalë ndodhën kryesisht gjatë dy netëve radhazi, të enjten dhe të premten, më 8 dhe 9 janar. Mediat a huaja shkruajnë se nëse këto shifra konfirmohen, kjo do të ishte masakra më e madhe në historinë moderne të Iranit. Bordi editorial i Iran International pretendon ka shqyrtuar informacionin e marrë nga një burim pranë Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, dy burime në Zyrën Presidenciale, raporte nga disa burime brenda Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në qytetet Mashhad, Kermanshah dhe Isfahan, rrëfime të dëshmitarëve okularë dhe familjeve të viktimave, raporte në terren, të dhëna të lidhura me qendrat mjekësore dhe informacione...