Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Sipas një raportimi të publikuar nga Axios, Shtetet e Bashkuara, Irani dhe një grup ndërmjetësish rajonalë po shqyrtojnë kushtet për një armëpushim të mundshëm 45-ditor, i cili mund të hapë rrugën drejt përfundimit të përhershëm të konfliktit. Lajmi është bazuar në burime amerikane, izraelite dhe rajonale me njohuri mbi bisedimet. Raporti thekson se palët po diskutojnë një marrëveshje me dy faza. Faza e parë parashikon një ndalim të përkohshëm të luftimeve për 45 ditë, gjatë të cilave do të zhvillohen negociata për një zgjidhje përfundimtare të luftës. Nëse bisedimet kërkojnë më shumë kohë, armëpushimi mund të zgjatet. Megjithatë, agjencia Reuters ka nënvizuar se nuk ka mundur ta verifikojë këtë informacion në mënyrë të pavarur, ndërsa as Shtëpia e Bardhë dhe as Departamenti i Shtetit nuk...