“Më vjen keq që i besova gënjeshtrave të tij”, Starmer i ashpër ndaj ish-ambasadorit britanik, i kërkon falje viktimave të Epstein
Kryeministri britanik Keir Starmer ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj ish-ambasadorit të vendit në Shtetet e Bashkuara, Peter Mandelson, në përpjekje për të zbutur zemërimin që ka shpërthyer në të gjithë spektrin politik. Ai deklaroi se i vjen keq që u besoi “gënjeshtrave” të Mandelson përpara se ta emëronte në këtë post. Starmer ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm, madje edhe nga deputetë të Partisë së tij Laburiste, për vendimin që mori në vitin 2024 për të emëruar Mandelson ambasador të Britanisë në Uashington, në një kohë kur lidhjet e tij me Jeffrey Epstein, i dënuar në SHBA për krime seksuale, ishin tashmë të njohura publikisht. Dokumente të publikuara javën e kaluar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së përfshinin mesazhe elektronike (email) që tregonin sa...
Burimi:
vizionplus.tv