Më pak tanke, më shumë tension… Putin ashpërson retorikën ndaj NATO-s në Ditën e Fitores

Më pak tanke, më shumë tension… Putin ashpërson retorikën ndaj NATO-s në Ditën e Fitores

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përdorur fjalimin e tij të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës për të justifikuar luftën e tij në Ukrainë dhe për të denoncuar NATO-n. Ndërsa fliste përpara qindra ushtarakëve, presidenti rus u shpreh se po zhvillonte një luftë “të drejtë” dhe e quajti Ukrainën një “forcë agresive” që po “armatoset dhe mbështetet nga i gjithë blloku i NATO-s”. Komentet e tij vijnë mes festimeve më të zbehta se zakonisht në të gjithë Rusinë për të shënuar festën më të madhe kombëtare të vendit, që përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste. Përpara festimeve, të kufizuara për arsye sigurie mes frikës nga sulmet ukrainase, Rusia dhe Ukraina ranë dakord të respektonin një armëpushim tre-ditor, i shpallur...