Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX
Me një shfaqje të mbushur me ritme latine, simbolika dhe mesazhe politike, Bad Bunny u ngjit në skenën e Super Bowl LX, duke sjellë kulturën e Porto Rikos dhe duke dërguar mesazhe të qarta mbështetjeje për komunitetin latino-amerikan dhe emigrantët në Shtetet e Bashkuara. Bad Bunny hapi performancën e shumëpritur me këngën “Tití Me Preguntó”, duke deklaruar që në sekondat e para “Que Rico es ser Latino”. Skena u shndërrua në një ambient tropikal me palma, gjelbërim dhe një “marqueta” të improvizuar, duke evokuar drejtpërdrejt Porto Rikon. I veshur tërësisht me të bardha dhe duke mbajtur një top futbolli amerikan, artisti performoi me mikrofonin karakteristik headset, në një referencë të dukshme ndaj yllit portorikan Chayanne. Kënga e dytë e performuar ishte “Yo Perreo Sola”, e...
Burimi:
javanews.al