Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të tyre  lundrues përgjatë itinerarit të Mesdheut qendror. Lajmi është bërë i ditur nga organizata humanitare Sea Watch. Sipas të dhënave, nga ngjarja ka vetëm një të mbijetuar, i cili është shpëtuar nga një anije peshkimi tuniziane. Mjeti lundrues ishte nisur të enjten nga brigjet e Libisë, por pak kohë pas nisjes ishte lëshuar një sinjal SOS. Avioni Seabird, i angazhuar në monitorimin e zonës ku kalojnë zakonisht emigrantët, nuk arriti ta lokalizonte anijen, duke ngritur që në fillim dyshimet se kishte ndodhur një mbytje. Organizata Alarm Phone ka rindërtuar ngjarjen duke bërë të ditur se mbytja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës së 19 dhjetorit....