Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Turqia propozon një alternativë ndaj krizës energjetike

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Turqia propozon një alternativë ndaj krizës energjetike

Turqia po promovon një zgjidhje të saj për krizën energjetike të shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, duke propozuar zgjerimin e tubacionit të naftës Irak–Turqi deri në Basra. Qeveria turke synon të nxjerrë në pah një korridor alternativ energjetik për naftën irakiane, me qëllim uljen e varësisë nga kjo rrugë strategjike. Konkretisht, ministri i Energjisë i Turqisë, Alparslan Bayraktar, deklaroi sot në një intervistë për rrjetin televiziv NTV se është propozuar zgjerimi i tubacionit ekzistues që lidh Turqinë me Irakun deri në qytetin-port jugor të Basrës. “Ne kemi propozuar gjithashtu këtë: të zgjerojmë këtë tubacion, i cili sot arrin deri në Kirkuk, deri në Basra”, u shpreh ministri turk i Energjisë. Ankaraja vlerëson se ky projekt mund të mbulojë një pjesë të...