Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer: Po punojmë me aleatët për rihapjen dhe garantimit e sigurisë së trafikut detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Starmer: Po punojmë me aleatët për rihapjen dhe garantimit e sigurisë së trafikut detar

Britania po punon me aleatët për një plan që do të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe do të garantojë sigurinë e trafikut detar. Kështu deklaroi kryeministri britanik Keir Starmer, duke theksuar se kjo është thelbësore për stabilitetin e tregjeve. Ai tha se operacioni amerikan ka “dobësuar ndjeshëm” kapacitetet ushtarake të Iranit, por paralajmëroi se pas konfliktit do të nevojitet një marrëveshje e negociuar për të kufizuar programin bërthamor të Teheranit dhe për të garantuar lirinë e lundrimit. Starmer shtoi se mbi 92 mijë shtetas britanikë janë kthyer në vend që nga nisja e luftës, ndërsa Britania ka mijëra ushtarë në Qipro, tre skuadrone avionësh luftarakë dhe ekipe kundër dronëve për të përballuar sulmet iraniane. Ai theksoi gjithashtu se lufta në Lindjen e Mesme nuk duhet...