Mbyllja e Hormuzit/ Evropa rrezikon mungesë energjie brenda javësh?
Drejtori ekzekutiv i Shell deklaroi se, Evropa mund të përballet me mungesë energjie dhe karburanti që muajin e ardhshëm pa një rihapje të ngushticës së Hormuzit. Shefi i kompanisë më të madhe të naftës në Evropë tha se po punonte me qeveritë për t’i ndihmuar ato të adresonin krizën e furnizimit me naftë dhe gaz, e cila tashmë ka çuar në racionimin e energjisë në vendet aziatike. The Guardian shkruan se, çmimet e naftës ranë përsëri në rreth 100 dollarë për fuçi të mërkurën nga niveli maksimal prej rreth 114 dollarësh në fillim të javës, pas raportimeve se Shtëpia e Bardhë u kishte dërguar udhëheqësve të Iranit një plan paqeje me 15 pika . Megjithatë, pa një rikthim të furnizimeve të naftës bruto nga Gjiri Persik tek blerësit globalë...
Burimi:
ntv.al