Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është mbyllur pjesërisht, pavarësisht një marrëveshjeje financimi të miratuar nga Senati. Ndërprerja e financimit filloi në mesnatë nga e premtja në të shtunë sipas kohës lokale, disa orë pasi senatorët ranë dakord të financonin shumicën e agjencive deri në shtator. Projektligji përfshin vetëm dy javë financim për Departamentin e Sigurisë Kombëtare, i cili mbikëqyr zbatimin e ligjit për emigracionin, në vend që ta mbyllë atë tërësisht. Marrëveshja ende nuk është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, e cila aktualisht nuk po mban seanca. Presidenti amerikan Donald Trump, arriti marrëveshjen me demokratët pasi ata refuzuan të jepnin më shumë fonde për zbatimin e ligjit për emigracionin pas të shtënave fatale të dy qytetarëve amerikanë në Minneapolis nga agjentët federalë. Kjo është mbyllja...
Burimi:
opinion.al