Mbretëria e Bashkuar i përgjigjet SHBA, plani për të ndihmuar në Lindjen e Mesme
Keir Starmer mund të dërgoj mijëra interceptore dronësh në Lindjen e Mesme për të përballuar armët iraniane të cilat janë bërë pengesë e fushatës ushtarake amerikano-izraelite në luftën në Iran, që sipas burimeve ushtarake britanike do i kundërpërgjigjen “aksit të agresionit” mes Rusisë dhe Iranit. Sistemet anti-drone të koduara “Octopus” janë duke u prodhuar momentalisht në Britani për t’u dërguar në Ukrainë, kundër dronëve rusë të blerë nga Irani. Procesi i prodhimit të këtyre sistemeve është përshpejtuar dhe mendohet se mijëra syresh prodhohen çdo muaj, dhe zyrtarët e ushtrisë britanike po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të tyre në mbrojtjen e Britanisë nga dronet iranian Shahed. Qeveria britanike është duke shqyrtuar edhe mundësinë e dërgimit të një anije në Gji, por ende nuk është marrë vendimi....
Burimi:
opinion.al