Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën
Dhjetëra udhëheqës botërorë dhe delegacione kombëtare mblidhen këtë të enjte në Uashington për takimin inaugurues të Bordit të Paqes të Donald Trump. Mes liderëve që do jenë pjesë e Bordit të Paqes është dhe Kryeministri Edi Rama, i cili u nis drejt SHBA-ve një ditë më parë Një muaj më parë, Rama bëri të ditur se kishte marrë ftesë për t’u bërë pjesë e këtij organizmi të ri ndërkombëtar, i cili synon administrimin e Gazës dhe nxitjen e paqes në rajon. Ai e cilësoi përfshirjen si një moment krenarie për Shqipërinë, duke theksuar se vendi ynë është ndër shtetet themeluese të Bordit dhe se nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësimin apo për statusin e përhershëm. Bordi u formua fillimisht me rindërtimin e Gazës si...
Burimi:
javanews.al