Mbledhja e parë e Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington, Orban: Pas dy javësh takohemi sërish me Trump

Mbledhja e parë e Bordit të Paqes më 19 shkurt në Uashington, Orban: Pas dy javësh takohemi sërish me Trump

Më 19 shkurt pritet të zhvillohet për herë të parë mbledhja e Këshillit të Paqes, sipas një zyrtari të administratës amerikane. Takimi do të mbahet në Uashington, në Institutin e Paqes. “Ne mund të konfirmojmë se mbledhja e Këshillit të Paqes është planifikuar për datën 19 shkurt”, tha zyrtari për Reuters, duke shtuar se për komente të mëtejshme duhet kontaktuar Shtëpia e Bardhë, e cila nuk ka reaguar ende zyrtarisht. Orban konfirmon pjesëmarrjen Deri tani, të paktën një lider ka konfirmuar pjesëmarrjen. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, një nga aleatët më të afërt të Donald Trump në Bashkimin Evropian, deklaroi gjatë një tubimi elektoral në Szombathely se pas dy javësh do të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen inauguruese të Këshillit të...