Mbi 80 automjete përplasen me njëra-tjetrën brenda një tuneli në Itali, dalin pamjet nga aksidenti (VIDEO)
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku rreth 80 automjete janë përfshirë në një përplasje masive brenda tunelit Villafranca, në autostradën Messina-Palermo. Sipas autoriteteve, aksidenti përfshiu makina, furgonë dhe mjete të rënda, duke krijuar një situatë kaotike brenda tunelit. Trafiku në autostradë është bllokuar plotësisht për të mundësuar ndërhyrjen e shërbimeve emergjente dhe evakuimin e personave të përfshirë. Zjarrfikësit nga zona e Ngushticës së Mesinës kanë ndërhyrë me disa njësi për të nxjerrë automjetet e dëmtuara, për të ndihmuar të lënduarit dhe për të siguruar zonën, përfshirë rezervuarët e karburantit. Në vendin e aksidentit ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat po menaxhojnë trafikun dhe po kryejnë hetimet për shkaqet e ngjarjes. Autoritetet vijojnë punën për normalizimin e situatës dhe zbardhjen e...
Burimi:
javanews.al