Mbi 500 të vdekur nga protestat në Iran, Trump po shqyrton mundësinë për ndërhyrje

Mbi 500 të vdekur nga protestat në Iran, Trump po shqyrton mundësinë për ndërhyrje

Numri i të vdekurve nga protestat antiqeveritare në Iran është rritur ndjeshëm, sipas organizatës joqeveritare amerikane Human Rights Activists News Agency. Më shumë se 500 persona kanë humbur jetën, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump  thotë se po shqyrton “mundësi për ndërhyrje”. Grupi tha të dielën se të paktën 544 persona ishin vrarë, ndërsa më shumë se 10,681 persona janë dërguar në burg pasi u arrestuan. Donald Trump tha të dielën se udhëheqësit iranianë kishin kontaktuar qeverinë e tij për të “negociuar”, pas kërcënimeve të tij për të ndërhyrë ushtarakisht, ndërsa Republika Islamike përballet me protesta masive kundër qeverisë. “Udhëheqësit iranianë telefonuan”, u tha ai gazetarëve në Air Force One, duke shtuar se “ata po përgatiten për një takim.” “Ata duan të negociojnë”. Regime forces captured on video...