Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

Më shumë se 50 protestues janë vrarë në Iran që nga fillimi i protestave antiqeveritare më 28 dhjetor, tha një organizatë joqeveritare. “Të paktën 51 protestues, përfshirë nëntë fëmijë nën moshën 18 vjeç, u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën gjatë 13 ditëve të para të protestave në të gjithë Iranin”, tha organizata Iran Human Rights me seli në Norvegji .Një numërim i mëparshëm e kishte çuar numrin e të vdekurve në 45. Ndërprerja e internetit zgjat më shumë se 24 orë Ndërkohë, “mbyllja e internetit në të gjithë vendin” e imponuar nga autoritetet iraniane në përgjigje të protestave në Iran ka hyrë në orën e 24-të, tha sot grupi i monitorimit të sigurisë kibernetike Netblocks. “Kanë kaluar 24 orë që kur Irani vendosi...