Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë
Sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë vrarë të paktën 202 fëmijë dhe 223 gra, përfshirë tre nëna shtatzëna, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit. SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet e tyre ndaj Iranit, me raketa që kanë goditur disa vende në të gjithë provincën qendrore të Isfahanit, duke vrarë të paktën 15 persona. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka raportuar se sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit kanë vrarë të paktën 202 fëmijë dhe 223 gra, përfshirë tre nëna shtatzëna. Sipas agjencisë së lajmeve Fars 12 nga fëmijët e vrarë ishin nën moshën pesë vjeç. Ndërkaq Izraeli ka njoftuar nisjen e një vale sulmesh në shkallë të gjerë që synonin infrastrukturën e regjimit terrorist iranian në Iranin perëndimor. Të paktën 153 objekte shëndetësore janë dëmtuar në...
Burimi:
javanews.al