Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike
Situata në Iran po përkeqësohet, ndërsa represioni ndaj protestuesve ka shkaktuar mijëra viktima. Sipas Iran International, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 12 mijë, shumica nën moshën 30 vjeç, ndërsa autoritetet iraniane flasin për rreth 3 mijë viktima. Ndërkohë, pritet ekzekutimi i një protestuesi 26-vjeçar, i arrestuar gjatë demonstratave. Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje iranianëve të vazhdojnë protestat dhe të “marrin kontrollin e institucioneve”. A2 CNN raporton se ai ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë, duke shtuar se “ndihma është në rrugë e sipër” për protestuesit. Duke folur në Detroit, Trump paralajmëroi se përgjegjësit për dhunën “do të paguajnë një çmim shumë të lartë”. “Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni, merrni kontrollin e institucioneve tuaja!!! Shkruani emrat e...
Burimi:
javanews.al