Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte
Një grup prej më shumë se 100 ekspertësh amerikanë të së drejtës ndërkombëtare, profesorë, juristë dhe ish-këshilltarë qeveritarë kanë nënshkruar një letër të hapur ku shprehin shqetësim të thellë për sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit, të nisura më 28 shkurt 2026. Sipas letrës së botuar në faqen Just Security më 2 prill 2026, sulmi i përbashkët amerikan-izraelit përbën një shkelje të qartë të Kartës së Kombeve të Bashkuara, pasi nuk ka pasur autorizim nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së dhe Irani nuk ka kryer ndonjë sulm të armatosur kundër SHBA-së apo Izraelit. Ekspertët theksojnë se nuk ka prova për një kërcënim të afërt (imminent) që të justifikonte vetëmbrojtjen sipas nenit 51 të Kartës. Letra, e nënshkruar ndër të tjerëve nga...
Burimi:
javanews.al