Mbështetja e Kinës për Iranin kthehet në qendër të vëmendjes pas bisedimeve bërthamore
Teksa takimi më i fundit i bisedimeve bërthamore përfundoi në Gjenevë më 17 shkurt, Shtetet e Bashkuara janë duke e shqyrtuar shtimin e trysnisë ndaj eksporteve të naftës së papërpunuar iraniane me çmim të zbritur drejt Kinës, të cilat cilësohen si thelbësore për mbijetesën ekonomike të Teheranit. Më shumë se 80 për qind e eksporteve të naftës së Iranit shkojnë drejt Kinës. Sipas një raporti të Axios, që citon zyrtarë amerikanë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, janë pajtuar që Uashingtoni do të punojë për ta kufizuar shitjet e naftës iraniane në Kinë, gjë që ka mundësi ta rrisë ndjeshëm trysninë ndaj Teheranit. E pyetur për raportin, Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi më 16 shkurt se “bashkëpunimi normal midis vendeve,...
Burimi:
vizionplus.tv