Mbajti fëmijën të izoluar në një furgon që prej 2024, arrestohet babai në Francë
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në lindje të Francës, ku një burrë është vënë nën akuzë se mbajti djalin e tij 9-vjeçar të izoluar në një furgon që prej vitit 2024. Sipas prokurorisë franceze, fëmija u gjet në gjendje të rënduar fizike pasi policia ndërhyri në një fshat të quajtur Hagenbach, pranë kufijve me Zvicrën dhe Gjermaninë. Alarmi u dha nga një fqinj, i cili raportoi se dëgjonte “zëra të një fëmije” që vinin nga një automjet i parkuar. Forcat e rendit hapën me forcë furgonin të hënën, ku gjetën djalin të shtrirë në pozicion fetal, të zhveshur dhe të mbuluar me një batanije, mbi një grumbull mbeturinash dhe pranë mbetjeve fekale. Prokurori i çështjes, Nicolas Heitz, deklaroi se fëmija ishte i kequshqyer dhe nuk...
Burimi:
javanews.al