Mashtrim me fondet bujqësore, dorëhiqen tre ministra grekë
Një skandal i madh mbi keqpërdorimin e fondeve bujqësore ka tronditur skenën politike në Greqi, duke çuar në dorëheqjen e tre ministrave të qeverisë. Ministrat që dhanë dorëheqjen janë Yiannis Kefalogiannis, ministër i Mbrojtjes Civile, Kostas Tsiaras, ministër i Zhvillimit Rural, dhe Dimitris Vartzopoulos, zëvendësministër i Shëndetësisë. Ky zhvillim vjen teksa hetimet po thellohen dhe materialet e reja po i dorëzohen Parlamentit grek. Burimet qeveritare bëjnë të ditur se një riorganizim i kabinetit pritet të ndodhë gjatë ditës së sotme, ndërsa betimi i anëtarëve të rinj të qeverisë është planifikuar për nesër, 4 prill. Në këtë kontekst, pritet gjithashtu largimi i Kostas Skrekas nga posti i sekretarit të Demokracisë së Re. Hetimi i çështjes lidhet me ngjarje që datojnë në vitin 2021 dhe përfshin akuza...
Burimi:
javanews.al