Masakër në Sudan, 28 viktima pas sulmit me dron në treg
Të paktën 28 persona u vranë të dielën në një sulm me dron, në një treg në Kordofanin e Veriut, në Sudanin qendror, sipas organizatës joqeveritare ‘Emergency Lawyers’, një grup i pavarur që dokumenton luftën në atë vend. Kordofani, një rajon i madh, pjellor dhe i pasur me naftë në jug të Khartumit, është aktualisht në qendër të tre viteve luftimesh midis ushtrisë së rregullt dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë. “Mjete ajrore pa pilot bombarduan tregun në zonën Al-Safiya, në komunitetin Sondari të kontrolluar nga paraushtarakët, duke vrarë 28 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë”, tha OJQ-ja në një deklaratë, pa specifikuar se cilës anë i përkisnin dronët. Sondari ndodhet rreth 230 kilometra nga El Obeid, kryeqyteti i shtetit të Kordofanit Jugor,...
Burimi:
vizionplus.tv