Masakër në Nigeri, 25 të vrarë në sulmin më vdekjeprurës islamist që nga Krishtlindjet
Të paktën 25 persona u vranë kur militantë të dyshuar të grupit Boko Haram sulmuan një qytet në veri të Nigerisë. Ky është sulmi islamist më vdekjeprurës i raportuar që nga dita e Krishtlindjes, kur presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi bombardime ajrore. Siç shkruan Reuters, viktimat ishin punëtorë që kishin udhëtuar drejt qytetit Sabon Gari në shtetin verilindor të Borno-s për të punuar në një kantier ndërtimi, kur persona të armatosur sulmuan të enjten dhe hapën zjarr. Aliyu Ndume, një senator që përfaqëson rajonin, tha se ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” nga vrasja e bashkëqytetarëve të tij. Në një sulm tjetër militant, po të enjten në Borno, të paktën nëntë ushtarë dhe dy anëtarë të një force civile ndihmëse u vranë nga luftëtarë që sulmuan një...
Burimi:
javanews.al