Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos po akuzohet sërish në vendin e saj, Slloveni se ka qenë bashkëpunëtore e UDB-së policisë famëkeqe sekrete jugosllave në vitet ’80. Madje jehona e këtyre akuzave ka mbërritur deri në Bruksel. Eurodeputetja sllovene Romana Tomç njoftoi se i ka dërguar Komisionit Europian dokumente që pretendon se vërtetojnë implikimin e Kos në strukturat e spiunazhit të ish-Jugosllavisë, duke kërkuar një hetim zyrtar mbi kredibilitetin e saj. Këto akuza, të cilat Kos i ka cilësuar si “dezinformim”, janë rikthyer në prag të zgjedhjeve të 22 marsit në Slloveni, ku koalicioni i qendrës së majtë i kryeministrit Robert Golob që e mbështet është vënë në pozita të vështira, përballë opozitës së djathtë. Të hënën, komisionerja pritet të dalë para Komitetit...