Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Marrëveshja e re e Tik -Tokut, e rëndësishme për sigurimin e vazhdimësisë
Qeveria kineze shpreson që kompanitë të arrijnë zgjidhje që përputhen me ligjet kineze dhe të marrin parasysh në mënyrë të ekuilibruar interesat, theksoi të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë të Kinës He Yongqian. Ajo i tha këto gjatë konferencës javore për shtypin, kur iu kërkua të komentonte mbi raportet e fundit se “TikTok”-u ka nënshkruar marrëveshje me tre investitorë dhe do të krijojë një ndërmarrje të re të përbashkët në ShBA, për të siguruar vazhdimin e operacioneve të saj në Shtetet e Bashkuara. Zëdhënësja vuri në dukje që, për të zbatuar konsensusin e arritur gjatë bisedës telefonike midis dy krerëve të shtetit, ekipet ekonomike e tregtare të të dyja palëve kanë arritur marrëveshje kuadër bazë për zgjidhjen e duhur të çështjeve, duke përfshirë operacionet...