“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Furnizimi me karburante në Maqedoninë e Veriut është i qëndrueshëm dhe vendi pavarësisht rritjes së çmimeve, ka karburantin më të lirë në rajon”, deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. Inspektorët e tregut në mbi 300 kontrolle kanë konstatuar se të gjithë tregtarët kanë rezervat ligjore operative për pesë ditë. Ajo siguron se edhe rezervat shtetërore janë të qëndrueshme dhe ka mjaftueshëm për mbulimin e rreth 62 ditëve të nevojave të qytetarëve dhe ekonomisë. Ministrja siguron se nëse presionet globale vazhdojnë, do të përdoren të gjithë mekanizmat për mbrojtjen e standardit të qytetarëve. Në dispozicion janë ulje të akcizave për karburantet deri në 4 denarë dhe të TVSH-së për blerjen e produkteve. Ministrja mendon se qytetarët nuk dëmtohen nga Rregullorja e re, sipas së cilës çmimet...