“Makthi i vitit “/ Me shpresë për një vit më të mirë, banorët e Gazës i japin lamtumirën 2025-ës

“Makthi i vitit “/ Me shpresë për një vit më të mirë, banorët e Gazës i japin lamtumirën 2025-ës

 Ndërsa viti 2025 po mbaron, palestinezët në Gaza po e shënojnë vitin e ri jo me festime, por me lodhje, pikëllim dhe një shpresë të brishtë se makthi i tyre i pafund mund të marrë fund më në fund. Për banorët e territorit të goditur nga dhunë, jeta e përditshme është një luftë për mbijetesë. Sipas medias franceze, France24, pjesa më e madhe e infrastrukturës së Gazës është në rrënoja, energjia elektrike mbetet e pakët dhe qindra mijëra njerëz jetojnë në tenda të improvizuara pasi janë zhvendosur vazhdimisht nga dy vitet e luftimeve që filluan me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023. “Ne në Rripin e Gazës po jetojmë në një makth të pafund. Shpresojmë që ky makth të mbarojë në vitin 2026… Më e pakta...