No Image Available

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi një makinë u përplas me një dyqan ushqimor në Westwood, Los Angeles, të enjten pasdite. Aksidenti u raportua në orën 12:11 të mesditës në Westwood Boulevard, me orën lokale, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit. Disa prej tyre fillimisht mbetën të bllokuar nën automjet, tha Lyndsey Lantz e departamentit për Eyewitness News. Lantz fillimisht konfirmoi se të paktën dy viktima vdiqën, dhe zyrtarët e zjarrfikësve më vonë thanë se edhe një viktimë e tretë ndërroi jetë. Disa të tjerë u raportuan në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë pësuan lëndime të lehta. Shkaku i aksidentit nuk është përcaktuar ende, por autoritetet thonë se shoferi ka mbetur në vendngjarje.