“Maduro u arrestua para mbërritjes së amerikanëve, tani ushtria e Venezuelës do t’i bindet Trump”

“Maduro u arrestua para mbërritjes së amerikanëve, tani ushtria e Venezuelës do t’i bindet Trump”

Politologu i njohur amerikan Ian Bremmer, themelues dhe drejtor i Eurasia Group, shprehet se arrestimi i presidentit venezuelian Nicolás Maduro ka ndodhur para se forcat speciale amerikane të mbërrinin në Karakas, me bashkëpunimin e ushtrisë vendase. Sipas tij, pas këtij zhvillimi, ushtria e Venezuelës do të veprojë sipas direktivave të Uashingtonit. “Nuk do të jetë Maria Corina Machado ajo që do të qeverisë Venezuelën, pavarësisht se ka marrë Çmimin Nobel për Paqen dhe falenderon Trump-in. Presidenti amerikan nuk është i interesuar para së gjithash për rikthimin e demokracisë. Nuk ishte i interesuar as në Brazil dhe as në vetë Shtetet e Bashkuara. Për momentin, ai do të përpiqet të qeverisë përmes ushtrisë dhe ndoshta me pjesë të regjimit të rrëzuar të Maduro-s, të gatshme të...