“Maduro dhe gruaja e tij u plagosën teksa përpiqeshin të fshiheshin”
Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, raportohet të kenë pësuar lëndime gjatë operacionit sekret të Shteteve të Bashkuara, me qëllim kapjen e tyre në kryeqytetin Karakas. NBC News raporton se lëndimet nuk lidhen me përballje direkte me komandot amerikanë. Në vend të kësaj, besohet se ato ndodhën ndërsa çiftit, në panik, po përpiqej të fshihej në një vend të sigurt, duke u përplasur me mure dhe dyer. Vlerësimet e para flasin për mavijosje dhe lëndime të lehta, pa tregues të përdorimit të dhunës nga forcat e njësisë elite Delta Force. Pak para orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës u finalizua një nga operacionet më kontraverse të SHBA-së në Venezuelë, me një kohëzgjatje totale prej 2 orësh e 28 minutash. Presidenti dhe bashkëshortja e...
Burimi:
opinion.al