Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës
Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi sulmet masive ruse në qytetin e Kievit dhe rajonet përreth, të cilat, sipas tij, ilustrojnë vendosmërinë e Rusisë për të zgjatur luftën që ajo vetë filloi. “Presidenti i Republikës shprehu dënimin e Francës për valën e re të sulmeve ruse që ndodhën brenda natës në Ukrainë. Ai theksoi se kjo valë sulmesh ilustroi edhe një herë kontrastin midis gatishmërisë së Ukrainës për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme dhe vendosmërisë së Rusisë për të zgjatur luftën që filloi gati katër vjet më parë, përfshirë edhe duke vazhduar të shënjestrojë civilët”, cituan presidentin Macron burimet pranë tij. Presidenti francez foli gjatë në një telefonate me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet në Halifax, Kanada, në prag të një takimi me presidentin...