Macron shpjegon pse Franca refuzoi të vepronte kundër Iranit

Macron shpjegon pse Franca refuzoi të vepronte kundër Iranit

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi se Franca nuk do të marrë pjesë në operacione për hapjen ose sigurimin e Gjirit të Hormuzit në kontekstin aktual. Macron shtoi se Franca është e gatshme të angazhohet vetëm pasi situata të qetësohet dhe “thelbi i bombardimeve të ketë ndaluar”, duke nënkuptuar se nuk ka një afat të qartë kohor për një përfshirje. Ai theksoi gjithashtu se çdo operacion duhet të jetë rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta dhe koordinimit me vendet e tjera. Deklarata e Macron vjen ndërsa ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për një përfshirje më aktive të aleatëve të NATO-s për të mbrojtur interesat amerikane dhe për të çliruar Ngushticën e Hormuzit nga kërcënimet iraniane. Trump ka theksuar se SHBA-të janë të gatshme të veprojnë...