Macron: Nuk ka asnjë plan francez për të ndaluar luftën Izrael-Liban

Macron: Nuk ka asnjë plan francez për të ndaluar luftën Izrael-Liban

Franca deklaroi se nuk ekziston asnjë plan zyrtar francez për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke hedhur poshtë raportimet e disa mediave ndërkombëtare. Në një deklaratë për televizionin TF1, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze theksoi se Parisi nuk ka paraqitur një plan konkret për ndalimin e konfliktit. “Franca mbështeti hapjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin nga autoritetet libaneze dhe ofroi lehtësimin e tyre. Do të jetë përgjegjësi e vetë palëve, dhe vetëm e palëve, të përcaktojnë axhendën e këtyre diskutimeve”, tha ai. Më herët, disa media ndërkombëtare dhe franceze raportuan se presidenti francez Emmanuel Macron po përgatiste një plan për t’i dhënë fund luftës mes Libanit dhe Izraelit.     Sipas raportimeve, propozimi i përmendur parashikonte që Libani ta...