Macron me kritika të ashpra ndaj SHBA-ve, kërkon që Evropa ‘të tregojë dhëmbët’

Macron me kritika të ashpra ndaj SHBA-ve, kërkon që Evropa ‘të tregojë dhëmbët’

Presidenti francez Emmanuel Macron nxiti liderët evropianë që të riafirmojnë pozicionin e Evropës në arenën globale, duke bërë aludime të qarta mbi politikën tregtare dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara ndaj kontinentit.Macron u shpreh qartësisht se BE duhet të marrë vetë frenat e lojës në dorë dhe jo të presë më nga partnerët përtej oqeanit.“Nëse duam të na merren seriozisht në kontinentin evropian dhe më gjerë, duhet t’i tregojmë botës angazhimin tonë të palëkundur për të mbrojtur interesat tona. Kjo fillon, natyrisht, me vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, por mund të vijojë edhe me heqjen e tarifave të pabazuara dhe refuzimin e sjellshëm të pretendimeve të padrejta mbi territoret evropiane. Kjo është ajo që kemi bërë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë...