Macron: Lufta në Iran nuk do të na shpërqendrojë nga Ukraina

Macron: Lufta në Iran nuk do të na shpërqendrojë nga Ukraina

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se lufta e Izraelit dhe SHBA-ve kundër Iranit nuk do ta shpërqendrojë Francën nga mbështetja për Ukrainën. Ai theksoi se Parisi do të mbetet i angazhuar pavarësisht përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. “Ne do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë,” shkroi Macron në rrjetin social X. “Lufta në Iran nuk do ta pengojë Francën të mbështesë Ukrainën, ku vazhdon lufta e agresionit nga Rusia.” Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur marina franceze ka ndaluar një anije cisternë nafte të lidhur me të ashtuquajturën “flotë hije” të Rusisë në Mesdheun perëndimor. Disa ditë pasi SHBA-të dhe Izraeli nisën sulmin e tyre ndaj Iranit, Presidenti francez tha se Franca do të forconte arsenalin e saj bërthamor dhe do...