Macron kritika të ashpra SHBA-ve: Po sillen si neokolonialistë dhe po shkelin rregullat

Macron kritika të ashpra SHBA-ve: Po sillen si neokolonialistë dhe po shkelin rregullat

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka lëshuar një breshëri kritikash të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për një lloj “agresiviteti neokolonial” që po dëmton marrëdhëniet me aleatët dhe po shkel rregullat ndërkombëtare. Gjatë fjalimit të tij vjetor para ambasadorëve francezë, Macron nuk i kursye tonet e forta, duke vënë në dukje se Uashingtoni po largohet gradualisht nga angazhimet e përbashkëta, ndërkohë që institucionet globale po funksionojnë gjithnjë e më pak. Sipas kreut të Elizesë, sot po jetojmë në një botë ku fuqitë e mëdha janë të tundura ta ndajnë globin mes tyre si në kohët e vjetra, një qasje që ai e cilësoi si “imperializëm të ri”. Macron theksoi se Franca refuzon të dorëzohet para kësaj situate dhe bëri thirrje për një...