Macron kërkon shpjegime nga Merz për dështimin e projektit të super avionit luftarak

Macron kërkon shpjegime nga Merz për dështimin e projektit të super avionit luftarak

Projekti i përbashkët i Francës dhe Gjermanisë për ndërtimin e një avioni luftarak të ri duket se ka dështuar. Corriere della Sera shkruan se avioni i quajtur FCAS “është praktikisht i vdekur” dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar. Ky projekt ishte nisur në vitin 2017 nga Franca dhe Gjermania, me synimin që Europa të kishte avionin e saj modern luftarak, pa u varur nga SHBA. Në projekt ishte përfshirë edhe Spanja. Por prej vitesh, Franca dhe Gjermania janë përplasur për ndarjen e punës dhe kontrollin e teknologjisë. Gjermania ka akuzuar Francën se donte të mbante shumicën e prodhimit për vete, ndërsa pala franceze ka thënë se mund ta ndërtojë avionin edhe e vetme. Sipas mediave, Gjermania po mendon seriozisht të largohet nga ky projekt dhe të...