Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm
“Grumbullimi i pafund i tarifave të reja” nga SHBA-të është “thelbësisht i papranueshëm”. Kështu u shpreh këtë të martë, 20 janar, presidenti francez, Emmanuel Macron. Duke folur në forumin e liderëve botërorë në Davos, Macron shtoi se kjo është edhe më e papranueshme kur tarifat “përdoren si mjet presioni kundër sovranitetit territorial”. Për presidentin francez, konkurrenca nga SHBA-të për marrëveshje tregtare që “minojnë interesat tona të eksportit, kërkojnë koncesione maksimale dhe synojnë hapur të dobësojnë dhe të nënshtrojnë Europën, e kombinuar me një grumbullim të pafund të tarifave të reja, është thelbësisht e papranueshme”. Macron theksoi se është e qartë që po hyjmë në një kohë “paqëndrueshmërie dhe pabarazie”, si në aspektin e sigurisë, ashtu edhe nga pikëpamja ekonomike. “Shikoni situatën ku ndodhemi,” tha ai, duke vënë në dukje një...
Burimi:
javanews.al