Macron: Franca nuk do të marrë pjesë në operacione në Ngushticën e Hormuzit!
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi se vendi i tij nuk do të përfshihet në operacione në Ngushticën e Hormuzit gjatë përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Macron theksoi se Franca nuk është palë në konflikt dhe, për këtë arsye, “nuk do të marrë pjesë në operacione për hapjen apo çlirimin e Ngushticës së Hormuzit në kushtet aktuale”. Ai sqaroi se çdo përfshirje e mundshme mund të shqyrtohet vetëm pas përfundimit të armiqësive. Sipas tij, Parisi po përgatitet për krijimin e një aleance që do të garantojë lirinë e lundrimit në zonë sapo të rikthehet stabiliteti. Macron shtoi se, nëse ndalojnë përplasjet, Franca është e gatshme të kontribuojë në një mision shoqërimi detar në Ngushticën e Hormuzit,...
Burimi:
vizionplus.tv