Macron: Franca dhe India nuk duan të nënshtrohen ndaj asnjë forme të hegjemonisë
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se së bashku me Indinë, nuk duan të “nënshtrohen ndaj asnjë forme të hegjemonisë”, duke theksuar besimin e tyre në sundimin e ligjit dhe parashikueshmërinë. “Ne besojmë në një rrugë të tretë, në një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur, në bashkëpunimin në teknologjinë dhe tregtinë e mbrojtjes dhe në vendosmërinë për të mos iu nënshtruar asnjë forme të hegjemonisë”, tha Macron në një konferencë për mediat me kryeministrin indian Narendra Modi, si pjesë e vizitës së tij tre-ditore në Indi. Ai tha se ata “besojnë” në sundimin e ligjit, parashikueshmërinë dhe “multilateralizmin efektiv”. Macron riafirmoi se marrëdhënia franko-indiane është “në një fazë përshpejtimi të jashtëzakonshëm” në përgjigje të transformimit të rendit ndërkombëtar. Presidenti francez përsëriti rëndësinë që të...
Burimi:
vizionplus.tv