Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Është një çështje që i përket SHBA
Presidenti francez, Emanuel Macron distancoi vendin e tij nga skandali i dosjeve të Jeffrey Epstein, duke argumentuar se kjo ishte një çështje që i përkiste më së shumti SHBA-së. Deklaratën, Macron e dha pasi ish-ministri i Kulturës, Jack Lang, u dorëhoq nga posti që kishte në Institutin e Botës Arabe pasi prokurorët francez vendosën të nisnin një hetim paraprak për mashtrim me taksat për të dhe të bijën Karolinën, pasi të dy u përmendën në dosjet Epstein. “Kjo është një çështje së më së shumti i takon SHBA-së. Nuk dua të marr pjesë në debatin për çështjen Esptein. Sistemi i drejtësisë atje duhet të bëjë punën e tij, kjo është e gjitha”, theksoi presidenti francez, duke bërë gjithashtu thirrje për një gazetari të vërtetë, pasi...
Burimi:
javanews.al