Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni, ku përveç diskutimeve mbi çështje të rëndësishme ndërkombëtare, vëmendjen e mediave e tërhoqi edhe një moment qesharak. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren japoneze Sanae Takaichi, Macron dhe homologja e tij bënë gjestin e famshëm “Kamehameha!” nga seriali i njohur vizatimor Dragon Ball, duke sjellë një moment të pazakontë në një takim të ngarkuar me tema serioze globale. Siç shkruan Le Parisien, në deklaratat e tij, Macron u ndal te zhvillimet në Lindjen e Mesme, duke theksuar ndikimin që konflikti ka në ekonominë globale, veçanërisht në sektorin e energjisë. Ai vuri në dukje rëndësinë e “parashikueshmërisë” së Evropës në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke bërë një kritikë të tërthortë ndaj politikave të SHBA-ve,...