Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur
Një Çmim Nobel nuk mund të “transferohet” apo të ndahet. Këtë e sqaroi nga Oslo Komiteti Norvegjez që cakton fituesin e Çmimit Nobel për Paqen, pas deklaratës së udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila ishte shprehur e gatshme ta “ndante” ose madje ta “ofronte” çmimin prestigjioz Donald Trumpit. Deklarata e Machado-s erdhi pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë, i cili përfundoi me kapjen e Nicolas Maduro-s. “Do të ishte një nder i madh”, kishte komentuar Trump, duke shtuar se shpresonte vetë të nderohej me këtë çmim. Por Komiteti Nobel e përjashtoi një mundësi të tillë. “Një Çmim Nobel nuk mund të revokohet dhe as të transferohet te një person tjetër”, deklaroi për AFP zëdhënësi i Institutit Nobel, Erik Aasheim. “Pasi shpallen fituesit, vendimi mbetet i...