Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Lundronte me flamur të rremë/ SHBA sekuestron cisternën e pestë venezueliane të naftës në Karaibe
Forcat amerikane kanë sekuestruar një tjetër cisternë nafte në Detin e Karaibeve, në kuadër të përpjekjeve të administratës Trump për të kontrolluar eksportet e naftës venezueliane, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë. Tankeri i quajtur Olina, i cili ndodhet në listat e sanksioneve të disa vendeve, është anija e pestë që është konfiskuar nga Shtetet e Bashkuara në javët e fundit. Autoritetet amerikane thonë se konfiskimet synojnë të ushtrojnë presion mbi qeverinë e përkohshme të Venezuelës dhe të nxjerrin jashtë funksionit të ashtuquajturën “flotë e errët” e cisternave që transportojnë naftë të sanksionuar. Sipas Komandës Jugore të ushtrisë amerikane, operacioni u krye para agimit nga marinsat dhe marinarët amerikanë, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare. Anija u sekuestrua pasi, sipas zyrtarëve, ishte nisur nga ujërat e...