LUGINA E VDEKJES/ RAKETA NE BAZEN AJRORE NE TURQI
Sirenat e alarmit u aktivizuan sot më 13 mars në bazën ajrore të NATO-s në Incirlik, në jug të Turqisë, raportoi agjencia turke Anadolu. Sipas raportimeve, dy raketa balistike që po drejtoheshin drejt Turqisë u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s. Ministria turke e Mbrojtjes kishte njoftuar më herët, më 9 mars, se një raketë balistike e lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke ishte neutralizuar nga sistemet ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor. Autoritetet turke shtuan se mbetjet e raketës ranë në një zonë të pabanuar në provincën juglindore Gaziantep, duke theksuar se nuk pati viktima apo të plagosur.
Burimi:
ntv.al