Luftëtarëve të Hamasit iu dha urdhri për sulmin e 7 tetorit me emoji! Çfarë zbuloi IDF?
Militantët e Hamasit morën urdhrin për të nisur sulmin e paprecedentë të 7 tetorit 2023, përmes mesazheve me emoji në telefonat e tyre celularë, sipas një gjetjeje nga Forcat e Armatosura Izraelite (IDF). Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi gjetën mesazhe me të njëjtat ikona në telefonat celularë të militantëve të Hamasit në ditën e masakrës në Izraelin jugor, raportuan mediat izraelite. Gjatë sulmit të nisur nga militantët palestinezë, u vranë 1,218 persona dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Pasoi lufta në Rripin e Gazës, e cila mori jetën e më shumë se 72,000 personave, sipas një vlerësimi nga autoritetet shëndetësore të enklavës palestineze. Gazeta ‘Jerusalem Post’ raporton se luftëtarët e Hamasit, pasi morën mesazhet emoji, filluan të mblidheshin masivisht në vende të paracaktuara dhe...
Burimi:
vizionplus.tv