Lufta Rusi-Ukrainë/ Papa Leone XIV: Paqja nuk mund të shtyhet, është nevojë urgjente!

Lufta Rusi-Ukrainë/ Papa Leone XIV: Paqja nuk mund të shtyhet, është nevojë urgjente!

Lufta në Ukrainë nuk mund të presë më. Ky ishte apeli i Papa Leone XIV  sot në Sheshin e Shën Pjetrit, nga ku kërkoi që t’i jepet fundi konfliktit që ka hyrë në vitin e katërt. Gjatë fjalimit të përjavshëm para besimtarëve, ai foli për një situatë dramatike që, sipas tij, po shpaloset para syve të gjithë botës. “Zemra ime shkon sërish tek kjo situatë. Ka kaq shumë viktima, jetë dhe familje të thyera, kaq shumë shkatërrim dhe vuajtje të pashprehshme”, tha ai. “Paqja nuk mund të shtyhet, është një nevojë urgjente që duhet të gjejë vend në zemra dhe të kthehet në vendime të përgjegjshme. Për këtë arsye, e përsëris me forcë apelin tim: armët të heshtin, bombardimet të ndalen, të arrihet pa vonesë një armëpushim dhe dialogu të...